PRO ASYL


Achtung! Dieser Text ist nicht mehr aktuell
Es folgt in Kürze ein neuer Text


Njoftim i rendesishem per refugjatet nga Kosova

INFORMACIONE PER DHE MBI REFUGJATET NGA KOSOVA

Udhëzime të rëndësishme

Ursula Schlung-Muntau
Avokate
Jahnstr.49, 60318 Frankfurt a.M.
Tel. (069) 55 00 21, 55 00 22 Fax (069) 5 96 43 98

Stadi i informacioneve: 27. 05. 1999

Përmbajtja

I. Ndjekja e shqiptareve etnik nga Kosova si ndjekje kolektive ne kuptim te § 16 GG (Grundgesetz=Ligj Themelor) dhe Konventes se Gjeneves per Refugjate

I. A. Vleresimi juridik rreth ndjekjes kolektive para nisjes se luftes me 1999

I. B. Masat aktuale te debimit dhe masakrave si ndjekje kolektive

I. C. Ndjekja e perjetuar ne Kosove si ndjekje individuale ne kuptim

te nenit 16a GG (Grunggesetz=Ligj Themelor)

I. D. Rezultati

II. Realizimi i se drejtes per azil sipas nenit 16a GG (Grunggesetz=Ligj Themelor)

II. 1. Vleresim i situates se lejeqendrimit te

shqiptareve nga Kosova te cilet kane kohe qe jetojne ne Gjermani

II. 1.A. Gruppe personash

II. 1.A.a) Shqiptare te Kosoves ne procedure per azil te paperfunduar

II. 1.A.b) Shqiptare te Kosoves te detyruar per kthim, por te toleruar (me Duldung)

II. 1.A.c) Shqiptare te Kosoves me status qendrimi te rregullt

II. 1.B. Momenti i shtruarjes se kerkeses per azil

II. 1.A.b) Shqiptare te Kosoves te detyruar per kthim, por te toleruar (Duldung)

II. 1.B.1) Kerkesa pasuese(=Folgeantrag) brenda afatit 3-mujor te § 51

te Rregullores per Gjykatat Administrative

II. 1.A.b) Te detyruar per kthim, por te toleruar (Duldung)

II. 1.B.2) Refugjat faktikisht te toleruar (pa asnje kerkese te shtruar per azil)

II. 1.A.c) Me status qendrimi te rregullt

Vlen per te gjitha grupet e refugjateve

II. 1.C. Procedura te Enti Federal

II. 1.C.1) Kerkesa per azil e shtruar personalisht

II. 1.C.2) Kohezgjatja e procedures

II. 1.D Arsye, te cilat ndihmojne per te vendosur

II. 2. Vleresim i situates per te drejten e qendrimt per shqiptaret

e debuar aktualisht nga Kosova, te cilet kane hyre ne Gjermani

II. A. Grupe personash

II. 2.A.a) Shqiptare nga Kosova, te cilet jane debuar dhe

hyjne ilegalisht ne Gjermani

II. 2.B Momenti i shtruarjes se kerkeses per azil

II. 2.A.b) Shqiptare nga Kosova, te cilet jane marre si kontigjent ne

Gjermani sipas § 32a, Ligji mbi te Huaj

II. 2.A.bb) Status i veçante i § 32a, Ligji mbi te Huaj

II. 2.A.b.c) Pozita ligjore sipas nenit 32a, Ligji mbi te Huaj

II. 2.A.b.d) Statusi ligjor sipas nenit 32 a, Ligji mbi te

Huaj, ne relacion me proceduren per azil

II. 2.A.b.e) Arsye, te cilat ndihmojne per te vendosur

III. Taktika si duhet sjellur gjate procedures shqiptaret nga Kosova




I. Ndjekja e shqiptareve etnik nga Kosova si ndjekje kolektive ne kuptim te § 16 GG (Grungesetz=Ligj Themelor) dhe Konventes se Gjeneves per Refugjate

A. Vleresim juridik rreth ndjekjes kolektive para nisjes se luftes me 1999

Deri ne mars te vitit 1999 Gjykatat Administrative sikurse edhe Gjykatat e Larta Administrative, e se fundi edhe Gjykata e Larte Administrative e Hessen-it ne Kassel, njezeri vendosnin se shqiptare nga Kosova prej vitit 1990 e deri me sot nuk jane e edhe ne te ardhmen nuk do te jene te ballafaquar me ndjekjen kollektive jo vetem ne Federate po as ne Kosove.

Gjykatat mohonin ne kete rast dendesine e duhur explicite te ndjekjes, e cila duhej konstatuar sipas kritereve te caktuara, te zhvilluara nga nga e jurisprudences.

Sipas asaj atakimet ndaj shqiptareve etnik nga Kosova, si kontrolli i personave, bastisjet ne shtepi, sidhe, ne lidhje me kete, demtimet e gjerave dhe marrja e parave dhe gjerave me vlere sidhe arrestimet dhe keqtrajtimet duhet te jene te sasise dhe cilesise aq te theksuar sa qe mund te qellonin njejte çdonjerin bartes te veçorise Shqiptar nga Kosova, kurse qe mbetet ndokush i paprekur nga keto masa duhet te jete e rastesisht.

Gjykatat i vleresonin veprimet e enteve te sigurimit serb si te ashpra dhe brutale, por atakimet ne thelb i vleresonin si te rralla.

Veçanerisht mohonin ekzistencen e nje programi per ndjekje nga ana e shtetit serb ndaj shqiptareve te Kosoves.

Thuhej se nje akcion qe synon debimin ose eliminin e shqiptareve te Kosoves nga ana e shtetit serb as eshte kumtuar zyrtarisht, as paralajmerojne masa te caktuara ndonje te pritur te drejteperdrejte te nje programi te tille.

Deklarimeve te po ketij qellimi te ketij apo atij politikani serb, gjykatat nuk ju kushtonin ndonje seriozitet aq te madh. Vlersohej se, duhet nisur nga ajo se eshte e dukshme qe qellimi i shtetit serb eshte qe te ndryshoj perberjen etnike te popullsise ne te keqen e shumices shqiptare, dhe, perkunder vullnetit te tyre, te siguroj mbetjen e Kosoves si krahine nen Serbi. Por njekohesisht kjo situate shtypese nuk mund te radhitet si shkalle e pare e nje planprogrami sekret per debim.

Keshtu Gjykata e Larte Administrative e Landit Hessen ne Kassel ne nje vendim parimor edhe ne shkurt te po ketij viti vleresoi "Stagnimin e represionit ne nje nivel te larte me ndonje rast teper brutal te rralle" si "jo relevenat per azil si ndjekje kollektive per te gjithe shqiptaret etnik.


B Masat aktuale te debimit dhe masakrave si ndjekje kolektive

Kjo prognoze e Entit Federal, kompetent per njohjen e statusit te refugjateve te huaj, dhe e Gjykatave Administrative me zhvillimet me te reja ne Kosove - fatkeqesisht - eshte tejkaluar. Tashme, pa dyshim, duhet nisur nga ajo se, deklarimet e disa politikaneve serb, te cilat nuk u morren si seroioze, veq kishin paralajmeruar programin per debimin dhe eleminimin e shqiptareve te Kosoves, dhe se ekzistonin mjaft tregues per gjenocidin e planifikuar, po te ish hulumtuar saktesisht.

Debimi masiv i shqiptareve etnik nga Kosova me gjithe masakrat juridikisht duhet radhitur si ndjekje kolektive klasike ne kuptim te § 16a GG, sidhe patjeter ne kuptim te Konventes se Gjeneves per Refugjate.

Bazuar ne kritere, te cilat nga vete jurisprudenca jane caktuar per ekzistimin e parakushteve per nje ndjekje kolektive, per shqiptaret etnik nga Kosova ndjekja kolektive me nuk mundet te mohoet.

Kjo vlen per te gjith shqiptaret nga Kosova: per ata, te cilet aktualisht ndodhen ende ne Kosove dhe tashme veq debohen, sidhe per ata, te cilet gjenden ne Gjermani e shtete tjera dhe vetem rastesisht kane mbetur te paprekur nga debimi dhe me kete nga shkelja e te drejtave elementare, te cilat jane relevante per njohjen per azil poltik dhe, pasiqe te gjithe jane bartes te tipares percaktuese shqiptar te Kosoves, tipare me te cilen lidhet ndjekja.

Pasoje ligjore e kesaj ndjekjeje kolektive te shqiptareve te Kosoves eshte, nese zbatohen parimet e caktuara nga jurirudenca, njohja si Asylberechtigt (d.m.th. njohja si refugjat politik) ne kuptim te nenit 16 a GG sidhe konstatimi i parakushteve te plotesuara te nenit 51, Ligji per te Huaj.

Njohja si refugjat politik ne kuptim te nenit 16a GG gjate procedures per azil behet me gjithe pasigurite e saj faktike dhe juridike, te cilat dalin veçanerisht pershkak te momentit kohor te paparashikueshem te marrjes se vendimit te Entit Federativ per Njohjen e Refugjateve te Huaj.

Momenti vendimtar i marrjes se vendimit nuk eshte stadi i sotem i ndjekjes, por momenti kohor kur merret vendimi nga entet perkatese ose gjykatat.

D.m.th. se vete ligji parasheh se realizimi i pretendimit per njohjen sipas neneit 16a GG varet edhe nga zhvillimi i metejshem i situates ne Kosove, keshtu qe pasiguri prognostike nuk mund te perjashtohen.

Por kerkesa e shtruar ne nje kohe te me vone, ne baze te nje vleresimi me te sigurt te zhvillimit politik do te thote, per arsye formale dhe permbajtesore te parakushteve per pretendimin per azil, mundesisht, sic del nga ajo qe vijon, rrezikim deri ne humbje te mundshme te se drejtes themelore per azil.

C) Ndjekja e perjetuar ne Kosove si ndjekje individuale ne kuptim te § 16a GG

Shqiptaret e Kosoves te prekur aktualisht nuk jane vetem kolektivisht te ndjekur, por veq jane bere edhe personalisht viktima te masave perndjekese.

Pasiqe e drejta per azil eshte parimisht nje e drejte themelore individuale, e tille eshte edhe mbrojtja ndaj kthiimit sipas nenit 51, Ligji per te Huaj, rrethanat e ndjekjes individuale duhet paraqitur patjeter detalisht qe kur te behet kerkesa e pare per azil e jo vetem nje kerkese te arsyetuar ne forme folmulari.

Kjo eshte me rendesi per njohjen per azil politik, pasiqe ne rastin e ndjekjes individuale mund te perjashtohet rreziku i rastit perserites, keshtu qe ne rastin e ndjekjes individuale, edhe nese mohoet ndjekja kolektive, kjo e para mund te çoj ne njohjen per azil politik te grupit te prekur veçmas tash aktualisht.

Kjo vlen per te debuarit, per te lenduarit, per ata te cileve u jane vrare anetare familjare dhe per grate, te cilat kane pesuar dhunim.

Ndjekja individuale qe paraqitet me vonese, per here te pare ndoshta gjate procedures gjyqesore, zakonisht vleresohet si paraqitje e tepruar duke konkluduar per kete paraqitje si te pabesueshme, keshtu qe mund te vije deri te perjashtimi i mundesise per fitim te azilit politik.

Rezultat

Konsekuenca e kesaj ndjekje kolektive duhet te jete dhenia e statusit te azilit poltik sipas § 16 a GG, pasiqe masat per debim sidhe programi per eliminim te shtetit serb i plotesojne te gjitha kriteret te cilat jane caktuar nga jurisprudenca mbi ndjekjen kolektive.


II. Realizimi i se drejtes per azil sipas nenit 16a GG

Vleresimi i situates se qendrimit te shqiptareve nga Kosova te cilet ka kohe qe jetojne ne Gjermani

1.A) Grupe personash

Ndonese te gjithe shqiptaret e Kosoves, siç doli me larte, jane te ndjekur kolektivisht, rastet, menyrat, proceset duhet trajtuar diferencialisht, keshtuqe duhet dalluar:

shqiptare te Kosoves ne procedure per azil te paperfunduar

shqiptare te Kosoves me status tolerimi(=Duldung)

shqiptare te Kosoves me status qendrimi te rregullt





1.A.a) Shqiptare te Kosoves gjate procedures per azil

Sipas peshimeve rreth ndjekjes kolektive, te paraqitura me larte, behet qarte se, edhe shqiptaret e Kosoves, te cilet jetojne ne Gjermani kane te drejte te pretendojne per dhenien e azilit politk sipas nenit 16a GG, per shkak te ngjarjeve me te reja, per shkak te ndryshimit te marredhenjeve politike ne vendlindje.

Per proceduren per azil, e cila eshte ende duke u zhvilluar vlen se, nderrimi i situates faktike me vijimet e saja juridike rreth ndjekjes kolektive relevant per azil, merret detyrimisht parasysh ne menyre zyrtare nga ana e Entit per Njohjen e Refugjateve te Huaj, respektivisht nga gjykatat administrative detyrimisht vihet ne konsiderim per azil politik.

Nje veçori mund te dale per ata, procedurat e te cileve jane ne stadin e kerkeses per pranimin e apelimit (Berufung) kunder vendimit negativ te gjyqit administrativ. Shqiptare te Kosoves, te cilet gjenden ne kete stad te procedures duhet t´iu drejtohen menjehere avokateve te cilet ua kane shtruar kerkesen per pranim (Zulassungsantrag, detyrim per avokatet), per te biseduar mundesine e shtruarjes se kerkeses pasuese (=Asylfolgeantrag)

A.b) Shqiptare te Kosoves te detyruar per kthim, por te toleruar (me Duldung)

Shqiptareve te kosoves te cileve pas procedures se perfunduar ose u eshte shtyer kthimi i detyrueshem ose te cilet deri me tani jane toleruar vetem faktikisht, pasiqe kthimi (Abschiebung) ishte i pamundshem per arsye te pagadishmerise se shtetit jugosllav, gjithashtu mund te paraqesin ndjekjen si pjestare te grupit permes shtruarjes se kerkeses per azil(=Asylantrag = kerkesa e pare pergjithsisht), respektivisht shtruarjes se nje kerkese pasuese(=Asylfolgeantrag)

A.c) Shqiptare te Kosoves me status qendrimi te rregullt

Shqiptare te Kosoves, si p.sh. punetore, punetore klasik te gjenerates se pare dhe te dyte gjithashtu mundt te shtrojne kerkese per njohjen si te ndjekur politik, pa e humbur lejen e qendrimit, perderisa kann marre leje qendrimi per me shume se gjysem viti.

Ketij grupi personash momentalisht gati nuk i nevojitet mbrojtja ligjore efektive nga Ligji per Azil. Por pyetja per shtruarje te nje kerkese per azil (=strehim politik) mundsisht ka rendesi nese shqiptareve te Kosoves, te cilet jetojne ne mergim, pershkak te masave debuese iu mohoet ose ndalohet dhenia e pasaportes ose iu pamundesohet kthimi duke ua ndaluar hyrjen ne vendlindje.


B) Momenti i shtruarjes se kerkeses per azil

A b) Shqiptare te Kosoves te detyruar per kthim por te toleruar

A b.1) Shtruesit e kerkeses pasuese

brenda afatit 3-mujor te § 51, Rregullorja e Gjykatava Administrative

Ne rast te procedures se perfunduar ndrimi i marredhenieve politike ne vendlindje si nje gjendje faktike e re dhe situata ndjekese qe del nga kjo duhet paraqitur brende nje afati te pashtyeshem prej 3 muajsh permes kerkeses pasuese(=Asylfolgeantrag) te re.

Ketij afati duhet permbajtur detyrimisht, pasiqe ne rast skadimi pretendimi per azil(=strehim politik) nuk pranohet vetem per arsye formale te voneses, pasiqe kerkesa mbetet e pakonsiderueshme.




A.b) Shqiptaret e Kosoves te detyruar per kthim por te toleruar

A b.2) Refugjate te toleruar vetem faktikisht (pa asnje shtruarje kerkese per azil)

Edhe ata, te cilet deri me tani faktikisht jane toleruar dhe kthimi i te cileve nuk mund te realizohej duhet menjhere te shtrojne kerkese per azil.

Nje kriter thelbesor vleresimi per pyetjen per ndjekjen politike sipas jurisprudences eshte paraqitja e menjehershme e personit si indjekur poltik, i cili kerkon mbrojtje kunder ndjekjes.

Ne rast te shtruarjes se kerkeses se vonuar ose te shtruar jo menjehere me masa te paperjashtueshme edhe ne te ardhmen, me qellim te perfundimit te qendrimit, kerkesa per azil mund te vleresohet si e shtruar nga arsye jo relevant per azil. Atehere ekeziston rreziku per refuzim te kerkeses "si dukshem e pa arsyetuar".

A.c) Shqiptare te Kosoves me status qendrimi te rregullt

Pasiqe ky grup personash shijon nje qendrim te sigurt, shtruarja e menjehershme e kerkeses per azil nuk eshte e nevojshme, per me shume kerkesa mund te shrohet edhe me vone, ne rast te prognozes te sigurt.

Per shtruaje te kerkeses per azil duheni te vendosni, nese doni, me vone atehere kur shteti serb ju mohon dhenien e pashaportes ose hyrjen ne vendlindje.

Per te gjithe grupet e refugjateve vlen se,

moment vendimtar per vleresimin eshte ai moment i marrjes se vendimit te Entit Federativ per Njohjen e Refugjateve te Huaj respektivisht te gjykates, por njekohesisht per shtruarjen e kerkeses per azil nuk udhezohet te priten zhvillimet e metutjeshme te situates luftarake ne Kosove. Nuk udhezohet te presin as ata persona, te cilet duan te kthehen menjehere pas ndaljes se masave debuese dhe paqezimit ne Kosoves.

Pritja per nje mundesi per te shtruar kerkesen per azil me vone udhezohet vetem nese egziston mundesia e paqezimit te afert, brenda nje hapesire kohore, sic u supozua me fillimin e lutes (se qellimi do te mund te arrihet brenda disa javesh ose muajsh), dhe nese ka gjasa konkrete per nje kthim te afert.

Por zhvillimi i tanishem len te druajsh me shume per te kunderten, gjegjesisht per nje proçes kohezgjates pacifizimi, qe duhet te vijoj pas perfundimit te luftes, fillimi i te cilit ende nuk shihet.

Keshtu qe per shtruarjen e kerkeses per azil flet kohezgjatja e qendrimit qe pritet ne Gjermani, d.m.th. qendrimi me nje kohezgjatje te paparashikueshme. Ne rast te pacifizimit ne Kosove dhe te mundesise se kthimit pa rrezikimin per ndjekje, vetekuptohet se refugjatet munden te terhiqen nga kerkesa per azil dhe te dorezojne vullnetarisht mbrojtjen ligjore per azil, gjithashtu siç mundet edhe Gjermania t'i heq personit njohjen e statusit te azilit permes kundershtimit.

C) Procedura te Enti Federal

C 1) Shtruarja e kerkeses per azil personalisht

Per te gjithe grupet vlen se kerkesa per azil detyrimisht duhet shtruar personalisht, d.m.th. personi duhet te lajmerohet te Enti Federativ me kerkesen per azil te shkruar mundesisht nga avokati ose personalisht.

Kompetent eshte ai vend per lajmerim, i cili eshte me afer vendbanimit te tanishem. Kerkesa e shkruar, e cila vetem dergohet me poste ose vetem dorezohet nuk pranohet dhe mund te çoj deri aty sa te kaloj afati 3-mujor dhe te refuzohet kerkesa vetem per arsye formale ose edhe te humbet shansi per njohjen per azil.

C 2) Kohezgjatja e procedures

Entin Federativ per Njohjen e Statusit te Refugjateve te Huaj e detyron Ligji dhe ai eshte ne gjendje te vendose shpejt per kerkesat e shtruara.

Ministri federal i çeshtjeve te brendshme ka urdheruar nje stop per marrjen e vendimeve. Keshtu qe Enti Federativ per njohjen e Refugjateve te Huaj nuk do te marre vendime as per procedura te filluara me heret as per kerkesa te shtruara tani.

Ky stop dhe mosveprimi i Entit Federativ per Njohjen e Refugjateve te Huaj mund te tejkalohen permes ngritjes se padise per mosveprim(=Untätigkeitsklage) para Gjyqit Administrativ nese enti perkates nuk leshon vendim brenda afatit 3-mujor, per çka eshte i detyruar.

Ngritja e padise per mosveprim nxjerr proceduren ne nivel gjyqsor, d.m.th. para Gkykates Administrative kompetente. Fati i saj ligjor dhe kohor varet pastaj nga procedura administrative gjyqsore e pergjithshme. Per marrjen e vendimit te Gjyqit Administrativ pergjithsisht nuk mund te behet ndonje prognoze kohore. Por pervoja fillestare tregon se, gjykatat administrative, te cilat qe me heret shpallnin njohjen e te drejtes per azil per arsye te ndjekjes kolektive, edhe tani, pa hezitim, do te marrin dhe leshojne vendime pershkak te gjendjes aktuale. Disa gjyqe veq kane lajmeruar se, edhe per kerkesa te mehershme vleresojne situaten juridikisht si ndjekje kolektive dhe se, do te marrin dhe leshojne vendimin pa patur nevoje per seance gojore. Por ka gjyqe, te cilet, eventualisht pershkak te gjendjes luftarake aktuale, nuk deshirojne te caktojne ndonje prognoze dhe nuk egzistojne mjete ligjore per te kembengulur per marrje vendimi.


D) Arsye, te cilat ndihmojne per te vendosur

Refugjatet, te cilet ne Gjermani vetem tolerohen, qofte se atyre iu ka perfunduar procedura apo ata, te cilet per arsye faktike nuk mund te ktheheshin, pa perjashtim, udhezohen te shtrojne kerkesen per procedure per azil.

Kunder kerkeses per azil flasin restriktimet gjate procedures. Atyre, te cilet kane qene ne procedure azili me heret, iu caktohet po ai vend, keshtu qe lidhjet shoqrore nuk humben.

Ata, te cilet qendrojne vetem te toleruar (=pa shtruar kerkese ndonjehere), mund te llogarisin me transferim ne nje vend tjeter. Per me shume transferimi mund te caktohet ne gjithe Gjermanine dhe ne çdo kohe me pasojat vijuese per situaten aktuale te jetes.

Faktoret vendimtare do jene vendbanimi, d.m.th. humbja e baneses private, nese posedohet nje e tille, sidhe ndalimi per te punuar gjate procedures per azil.


II.2. Vleresim i situates per te drejten e qendrimt per shqiptare

nga Kosova aktualisht te debuar, te cilet kane hyre ne Gjermani

Dhe ketu duhet dalluar dy grupe personash

A.) Grupe personash

Shqiptare te Kosoves, te cilet jane debuar dhe hyjne

ilegalisht ne Gjermani

Shqiptare te Kosoves, te cilet u morren si kontigjent ne Gjermani sipas § 32a te Ligjit mbi te Huaj

II.2.A.a) Shqiptare te Kosoves, te cilet jane debuar dhe hyjne

ilegalisht ne Gjermani

Shqiptare te Kosoves, te cilet tani arratisen ne Gjermani jane, siç u tha me lart, te parandjekur, keshtu qe kete ndjekje duhet edhe ta paraqesin duke shtruar kerkese per azil dhe jo vetem te ngelen si te toleruar, vetem e vetem pse faktikisht nuk munt te debohen momentalisht, perndryshe kane status te perkohesishem.

Kerkesa per azil duhet te permban edhe kerkesen sipas § 16a GG, pasiqe qendrimi i te prekurve nga masat debuese aktuale para hyrjes ne nje shtet te trete, si ne Shqiperi ose Maqedoni, nuk mund te konstatohet si nje mbrojtje e sigurt ndaj masave perndjekese. Ka refugjat nga Kosova, te cilet kane qendruar perpara ne Maqedoni dhe kane fituar njohjen e azilit sipas § 16a GG, pasiqe Maqedonia shqiptareve nuk iu jep patjeter te drejte qendrimi dhe deri me tani nuk mund te perjashtohet mundesia qe Maqedonia t'i kthej prap. Te ngjashme vlejne edhe per Shqiperine.

II.2.B Momenti i shtruarjes se kerkeses per azil

Per te mos humbur shansin per njohje edhe kerkesa e pare duhet shtruar pa hezituar dhe ne lidhshmeri me hyrjen ne Gjermani, dhe per ata, te cilet faktikisht vetem tolerohen (nuk kann shtruar kerkese kurre) vlen te shihen udhezimet nen II. 1. B.A.b.2, gjithashtu edhe udhezimet per te gjitha grupet nen II. 1. B.

II2Ab) Shqiptare te Kosoves, te cilet u morren si kontigjent ne Gjermani sipas § 32a te Ligjit mbi te Huaj

II.2.A bb) Statusi i posaçem i § 32a te Ligjit mbi te Huaj

Pershkak te situates kritike aktuale, me pajtim te republikave, Gjermania vendosi per here te pare te zbatoj mekanizmin e § 32a te Ligjit mbi te Huaj dhe te pranoj perkohesisht nje kontigjent prej 10.000 shqiptaresh nga Kosova.

Me kete akcion humanitar te menjehershem Gjermania deshti te pranoj refugjat te luftes me theksin perkohesisht, perderisa tiparja kryesore e ketij pranimi dhe e statusit ligjor sipas § 32a te Ligjit mbi te Huajt qe rrjedhon nga ketu eshte qendrimi i perkohesishem.

Por per arsye te situates luftarake te qendrueshme del se shqiptaret nuk jane vetem refugjat lufte, por veç kesaj edhe politikisht te ndjekur, pasi qe jane bere viktima te programit debues te Millosheviqit. Keshtu qe me vazhdimesine e luftes dhe te ndjekjes se shqiptareve te Kosoves duhet menduar edhe per pranimin permes qeverise gjermane mos valle duhet kerkuar pranimi permes Ligjit mbi Masat per Ndihme ne kuader te Akcioneve Humanitare per Ndihme te 22.07.1980.

Persona, te cilet jane pranuar sipas ketij ligji, fitojne menjehere statusin si refugjat sipas Konventes se Gjeneves dhe me kete jane te barabarte me fituesit e se drejtes per azil.

Dallim thelbesore eshte pranimi me njohjen si refugjat me status te perhershem e jo vetem me njefare statusi te perkohesishem.





II.2.A.b.c) Pozita ligjore sipas § 32a te Ligjit mbi te Huaj

Keta refugjat, sipas pervojes se deritanishme, kane te drejte qendrimi te kufizuar per tre muaj. Kjo e drejte qendrimi e kufiziuar do te vazhdohet per tre muaj te tjera per aq kohe perderisa kthimi ne Kosove eshte i pamundur. Per pamundesine ose mundesine e kthimit ne Kosove vendos qeveria vete duke vendosur per mbajtjen ose terheqjen e pranimit per refugjatet e luftes.

Keta refugjat shperndahet, njejt si brenda procedures per azil, sipas çelesit shperndares neper republikat e ndryshme gjermane dhe detyrohen te vendosen ne vendin e caktuar (=barabart me refugjatet ne procedure per azil).

Keta refugjat nuk marrin pashaporta per udhetim, perderisa nuk posedojne pashaporte kombetare.

Prurja e antareve familjare parimisht nuk eshte e mundur. Per keta refugjat vlen se, edhe anetaret e familjes duhet te pranohen vete ne kuader te kontigjentit per te marre te drejten e njejte (=barabart me refugjatet ne procedure per azil).

E drejta per pune lejohet sipas mundesive te tregut te punes. Kjo do te thote se, ketu vlen perparesia hirarkike, dhe, kur kemi parasysh statusin e qendrimit prej vetem 3-muajsh, futja ne treg te punes eshte faktikisht me se e ngushtuar, ndoshta edhe e pamundur (=perparesi formale ne krahasim me refugjatet ne procedure per azil).

Nese terhiqet pranimi, mbetet vetem nje mbrojtje ligjore formale. Kur te terhiqen parakushtet per pranimin e refugjateve te luftes dhe te luftes qytetare, qendrimi me nuk do te vazhdohet.

II.2.A.b.d) Statusi ligjor sipas § 32a, Ligji mbi te Huaj, ne relacion me proceduren per azil

Kusht parimor per dhenien e te drejtes per qendrim(=Befugnis) sipas § 32a te Ligjit mbi te Huaj eshte sipas § 32a, al.2 e Ligjit mbi te Huaj qe, refugjatet e Kosoves te deklarojne se nuk do te shtrojne kerkese per azil ose qe kerkesen veq te shtruar do ta terheqin.

Alternativa e fundit do te behet aktuale, kur shqiptare te Kosoves, ketu vetem te toleruar, do te futen brenda kontigjentit dhe pastaj, per te marre leje qendrimin Befugnis, do te detyroheshin te terhiqnin ose te pushonin proceduren per azil ne zhvillim e siper.

Per kete eshte parashikuar nje bashkepunim mes Entit per te Huaj dhe Entit Federal per Njohjen e Refugjateve te Huaj me ate qellim qe, kur te jepet e drejta per qendrim, Enti i fundit te njoftohet edhe per dhenien edhe per kohezgjatjen e dhenies se qendrimit Befugnis.

Keshtu qe veq kemi mesuar per leshimin e vendimeve zyrtare ne lidhje me zbatimin e dhenies se qendrimit sipas § 32a, Ligji per te Huaj, ne te cilat shprehimisht udhezohet qe, qendrimi Befugnis te jepet vetem nese refugjati nuk shtron kerkese per azil ose nese ai e terheq kete, ne rast se ka te shtruar kerkesen, ose nese ai deklaron se, nuk eshte i ndjekur politikisht sipas § 51, al.1, Ligji mbi te Huaj.

E gjithe kjo perputhet me zbatueshmerine e § 32a Ligji per teHuaj sidhe me zbatueshmerine e § 14, al.3 Ligji Procedural per Azil, sipas te cileve te huaj, te cilet si refugjat lufte posedojne qendrimin Befugnis sipas § 32a Ligji mbi te Huaj nuk mund te shtrojne kerkese per azil.

Por perjashtimi per shtruarjen e kerkeses per azil vlen vetem kur i huaji posedon qendrimin Befugnis dhe per aq kohe sa eshte leshuar ky qendrim.

Keshtu qe, eshte e mundur qe edhe refugjat, te cilet jane pranuar sipas § 32a Ligji mbi te Huaj, para dhenies se pare te qendrimit Befugnis, te zgjedhin te drejten e shtruarjes se kerkeses per azil ose edhe ne rast te skadimitte te tre mujorshit te pare, para vazhdimit perseri mund te vendosin te zgjedhin statusin qe deshirojne. Per te mos rrezikuar perjashtimin eventual per te drejten themelore per azil as perkohesisht per arsye te dyshimit ne baze te Ligjit Kushtetutare, e drejta per qendrimin Befugnis sipas § 32 a mund te merret edhe vetem per aq kohe sa deshiron i huaji. Perjashtimin nga e drejta per shtruarje te kerkeses per azil pergjate dhenies se vazhdueshme te qendrimit Befugnis duhet pare te perputhshem me Ligjin Themelor, pasiqe mbrojtja ndaj ndjekjes qe kerkohet nga Kushtetuta me dhenien e qendrimit, edhe pse vetem ne baze te ligjit per qendrim, por qe eshte egzistente gjate kohezgjatjes se dhenies te ketij qendrimi.

II.2.A.b.e) Arsye, te cilat ndihmojne per te vendosur

Dhenia e lejes per qendrimin Befugnis sipas § 32ate Ligjit per te huaj ka si parakusht permbajtesor nje situate ndjekjeje te perkohesishme, e cila edhe kerkon vetem nje qendrim te perkohesishem ne Gjermani. Kjo permban nje perparesi ndaj atyre qe vetem tolerohen.

Stausi i lejeqendrimit te llojit Befugnis eshte per aq i pasigurt perdersa varet nga Rregulli per Pranim per Refugjat Lufte, rregull i cili eventualisht edhe mund te perfundohet nga qeveria. Pas perfundimit te ketij lloj qendrimi, per refugjatet nuk mbetet ndonje arsye per qendrim te metutjeshem ne Gjermani, keshtu qe edhe mjetet formale gjyqesore qe do te mund te ndermerren duhet te mbeten pa sukses.

Argument vendimtar kunder pozites ligjore sipas § 32a eshte cungimi i mbrojtjes per azil me ane te nje ligji, qe nga momenti i dhenies se pare te lejes se qendrimit te llojit Befugnis.

Nje i huaj mund te shtroj kerkese per azil para vazhdimit te pare te lejes se qendrimit Befugnis, gjithashtu edhe nese nuk vazhdohet kjo leje per arsye se mungon rregullimi per pranim, por gjasat per sukses duhet te ishin te pakta, pasiqe kjo kerkese sipas § 71 te Ligjit Procedural per Azil vleresohet parimisht si kerkese pasuese(=Asylfolgeantrag), keshtu qe kjo zakonisht nuk merret parasysh per te zhvilluar proceduren per azil.

Kjo del nga zbatueshmeria e § 71, al.3 e Ligjit Procedural per Azil sipas te cilit nje kerkese e shtruar pas perfundimit te dhenies se lejes se qendrimit te llojit Befugnis parimisht vleresohet si kerkese pasuese, pasiqe i njejti ligj vlen, kur nje i huaj ka dhene deklaraten sipas § 32a, al.1, pika 4 e Ligjit mbi te Huaj.

Per shqiptare te Kosoves, te cilet gjenden ne procedure e siper dhe maten te marrin lejen e qendrimit Befugnis, kjo marrje do te thote nje mbrojtje te perkohshme, e cila e perjashton mbojtjen e vertete ligjore per azil, sepse, siç u tha, nje kerkese per azil pas perfundimit te statusit sipas § 32a vleresohet parimisht si kerkese pasuese dhe mund te merret parasysh e te kete sukses vetem nese ndryshojne rrethanat ligjore dhe faktike, d.m.th. ka fakte per nje ndjekje te re.

E gjithe kjo, eventualisht, mund te coj ne nje rezultat te kunderkuptimte qe, kerkesat e shtruara nga shqiptare te kosoves, te cilet veq jetojne ketu dhe tani paraqesin edhe arsyen per ndjekjen kolektive, te vleresohen si te konsiderueshme dhe te arsyetueshme kurse, ne te kunderten, kerkesat e shtruara nga shqiptare te marre si kontigjent, pas dhenies se pare te lejes se qendrimit Befugnis, te vleresohen te pakonsiderueshme dhe te paarsyetueshme.

Keshtu qe per shqiptare te Kosoves, te cilet u pranunan si kontigjent vlen patjeter te vendosin a duan status qendrimi sipas § 32a apo procedure azili me mundesine ligjore mbrojtese per azil.

Nje kriter thelbesor per te vendosur do te ishte prognoza, a eshte situata ne Kosove e karakterit te perkohesishem, qe lejon nje kthim te shpejte keshtu qe statusi i azilit te ishte i panevojshem, ose mos valle qendrimi kohor i zgjatur per nje kohe te paparashikueshme kerkon nje status stabil ligjor si refugjat me status te fituar.


III.Taktika si duhet sjellur gjate procedures shqiptaret e Kosoves

III.1. Grupi i te toleruarve te detyruar per kthim, veçanerisht shtrues te kerkeses pasuese

Shihet se shtruarja e kerkeses pasuese(=Asylfolgeantrag) eshte shansi i fundit per ata shqiptare, te cilet ne te kaluaren pa sukses i paten drejtuar kerkesen per azil Gjermanise, kurse tani mund te perforcojne statusin e tyre ne Gjermani, pa marre parasysh stop-in ndaj Entit Federal per Njohjen e Refugjateve te Huaj dhe jurisprudencen jounike.

I perbmaheni afatit 3-mujor, nese shtroni kerkesen me von deri me 26.06.1999 (fillimi i luftes: 24.03.1999, d.m.th. rrethana te reja = vleresim i ri) personalisht te Enti Fedaral per Njohjen e te Huajve. Vini re qe duhet shkuar personalisht, nuk mjafton vetem kerkesa e shkruar.

Ne ato raste ku eventualisht dalin veshtiresi, si p. sh. humbja e baneses private ose lidhjet shoqerore si shkolla e femijeve, etj., sidomos per familje me femije mund t'i tejkaloni veshtiresite duke shtruar kerkesen pasuese per azil vetem kryefamiljari dhe ky te kerkoj t'i caktohet vendbanimi te venbanimi i familjes. (E realizueshme eshte edhe mundesia qe pas njohjes se njerit, shtrojne kerkesen edhe te tjeret).

Per te ardhur te ri dhe qendrues ilegal vlen e njejta, te gjith, edhe per ata qe vetem faktikisht telerohen edhe per ilegal vlen te shtrohet kerkesa, pa humbur kohe.

III.2. Refugjatet me status sipas § 32a, Ligji mbi te Huaj

Ata te cilet brenda masave evakuuese u morren nga Maqedonia, gezojne automatikisht statusin sipas § 32a dhe zakonisht nuk kane shtruar kerkese per azil.

Keta persona nuk kane dhene deklarate, as se nuk rezikohen nga ndjekja politike sipas § 51, al.1 te Ligjit mbi te Huaj, as qe hiqet dore nga shtruarja e kerkeses per azil.

Keshtu qe edhe vet Enti Fedaral per Njohje e refugjateve te Huaj eshte i mendimit, se statusi sipas § 32a nuk perjashton mundesine e shtruarjes se kerkeses per azil dhe se kerkesa e shtruar pas skadimit tre mujor te lejes se qendrimit Befugnis shihet si kerkese e pare per azil.

Keshtu qe gjasat per te fituar statusin stabil nuk duhet vleresuar paraprakisht si negative, vecanerisht kur te shtrohet kerkesa pas tre mujorshit dhe para vazhdimit, i cili vazhdim do te ishte i mundur, por personi vendos te shtroj kerkese per qendrim me te sigurt.

E pasukses do te mbetet kerkesa per azil atehere kur te shtrohet pas nje deklarate te qeverise Gjermane per pamundesine e vazhdimit te metutjeshem te statusit sipas § 32a. Kur te shpall qeveria akcionin e pranimit si te perfunduar, atehere supozohet se edhe Enti Fedaral per Njohjen e Refugjateve te Huaj do t'i refuzoj kerkesat per azil si "dukshem te paarsyetuara". Pasi qe dihet per vendime te ndryshme te gjyqeve administrative, te cilat permbajne edhe vleresimet nga ana e Entit Fedaral, nuk mund te perjashtohet qe, Enti Federal keta kerkesa t'i vlersoj si "te shtruara me arsye te huaja per azil", d.m.th. se ndiqet qellimi vetem per te vazhduar qendrimi.


homepage